Challandes, i lumtur për paraqitjen e Zenelit

Futboll

Challandes, i lumtur për paraqitjen e Zenelit

Më: 24 mars 2021 Në ora: 23:12
Challandes, i lumtur për paraqitjen e Zenelit

Bernard Challandes u shfaq i kënaqur në tërësi për mënyrën e lojës së Kosovës ndaj Lituanisë, por bëri thirrje që skuadra të jetë më efikase në fushë. Tekniku zviceran vlerësoi paraqitjen e Vojvodës në qendër të mbrojtjes dhe u shpreh i lumtur për formën e mirë të Zenelit.

Ju pëlqeu Vojvoda në qendër të mbrojtjes?
Ishte një provë për të parë si mund të luajë në atë pozicion, pasi e ka bërë edhe dikur te Standard Liezh në rreshtimin me tre. Bëri një paraqitje të mirë dhe mendoj se mund të na shërbejë në të ardhmen, nëse do të kemi nevojë.

Zeneli duket se i ka munguar shumë Kosovës?
Sigurisht që kur jemi të gjithë, mund të bëjmë shumë më mirë. Vitin e kaluar vuajtëm mungesat e shumta dhe kaluam një periudhë me oshilacione, duke mos marrë rezultatet e pritura. Më vjen mirë për Zenelin, pasi vinte nga një dëmtim i rëndë dhe tani duket në formën e tij më të mirë. Sonte bëri një ndeshje shumë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat