Kosova e ka nisur në mënyrën fantastike vitin 2021.
Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, “Dardanët” luajtën ndaj Lituanisë në një ndeshje miqësore.
Ndeshja u përmbyll me spektakël nga djelmoshat e Përfaqësueses, të cilët fituan 4:0.
Pas kësaj ndeshje, “Dardanët” do të përballen me Suedinë në kuadër të ciklit eliminator për Kupën e Botës 2022.
Përveç Amir Rrahmanit, në këtë ndeshje do të mungojë edhe mbrojtësi Ibrahim Dresheviq.
Këtë lajm e ka konfirmuar trajneri i Kosovës, Bernard Challandes.
“Vojvoda mund të vazhdojë të luajë si qendërmbrojtës, pasi na mungon Amir Rrahmani, poashtu Dresheviq i cili është i lënduar”, deklaroi Challande.