Afërdita Fazlija edhe për një cikël selektore e Kombëtares së Kosovës

Futboll

Afërdita Fazlija edhe për një cikël selektore e Kombëtares së Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:24
Afërdita Fazlija edhe për një cikël selektore e Kombëtares së Kosovës

Afërdita Fazlija edhe për një cikël është selektore e Kombëtares së Kosovës në konkurrencën e femrave. 

Burimet zyrtare nga Federata e Futbollit të Kosovës, konfirmojnë lajmin, se Fazlijës i vazhdohet kontrata.

E gjitha vjen si rrjedhojë e punës së saj dhe rezultateve të mira që ka arritur me Kombëtaren e Kosovës në kualifikueset për Kampionatin Evropian në futboll.

“Afërditë Fazlija dhe FFK po sa firmosen marrëveshjen. Afërdita edhe për një cikël do t’i prijë Kombëtares”, njoftojnë nga FFK për gazetën kombëtare "Bota sot".

Fazlija ka bërë punë të madhe, ka ndërtuar kombëtare kompakte dhe rezultatet janë edhe dëshmia më e mirë, mbase ka lënë pas vete 21 Kombëtare që kanë traditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat