Modric thyen një rekord me Kroacinë

Futboll

Modric thyen një rekord me Kroacinë

Më: 27 mars 2021 Në ora: 22:19
Luka Modric

Mesfushori i Kroacisë dhe Real Madridit, Luka Modric, është bërë lojtari me më së shumti ndeshje në Kombëtaren kroate.

Me paraqitjen e sotme ndaj Qipros, Luka Modric ka thyer një rekord të ri në Kombëtaren kroate.

Modric është bërë lojtari me më së shumti paraqitje në Kombëtaren e Kroacisë.

Ndeshja kundër Qipros ishte ndeshja e 135-të e Modricit, duke kaluar rekordin e deritanishëm që mbante ish-kapiteni Dario Srna me 134 ndeshje.

Ylli i Real Madridit debutoi në vitin 2006 dhe që nga kjo kohë është bërë njëri nga protagonistët kryesorë dhe vazhdon të jetë ende pas 15 vitesh.

Momenti kyç i Modricit sigurisht ishte arritja në Finalen e Kupës së Botës në vitin 2018 ku dhe fitoi Topin e Artë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat