Cana: Ja si mund t’ia dalë Shqipëria ndaj Anglisë

Futboll

Cana: Ja si mund t’ia dalë Shqipëria ndaj Anglisë

Më: 28 mars 2021 Në ora: 17:47
Cana: Ja si mund t’ia dalë Shqipëria ndaj Anglisë

Kapiteni legjendar i Kombëtares, Lorik Cana, foli nga Bahreni, në prag të sfidës Shqipëri-Angli, ku ndau opinionin e tij për këtë përballje. Në një lidhje “live” për “Supersport”, 37-vjeçari u shpreh:

“Motivimi në asnjë ndeshje të Kombëtares nuk mungon. Janë ndeshje të pakta. Është e padiskutueshme, kur ballafaqohesh me më të mirët tensioni rritet. Niveli i lartë nuk të le hapësira për shumë gabime. Duhet ta dish ta godasësh kundërshtarin dhe ta lexosh lojën mirë. Golat t’i meritojnë dhe jo t’ia japim ne. Duhet t’i ngacmojmë në sulm, se janë një skuadër që nuk shquhen në fazën difensive.

Kapiten mund të jetë çfarë do lloj lojtari. Ekipi ka 9 vjet, është një nga lojtarët më të mirë. Unë jam vetë më afër tij, ka respektin e gjithë sulmit. Është luks për Shqipërinë, që të ketë 2 portiera të këtij niveli.

Në Ligën e Kombeve, Shqipëria bëri detyrën, e mbylli në krye të grupit. Duhet të kemi dhe një rritje të nivelit, që të jetë e shoqëruar dhe me një lojë të mirë. Çdo ekip që kemi në grup është kundërshtari jonë, duhet ta luajmë çdo ndeshje për ta fituar dhe për të marrë pikë.

Një rezultat pozitiv sot na ndihmon shumë. Mungon shumë pjesa e tifozerisë që karikon ambientin. I jap rëndësi se çfarë fryme dhe loje po shikojmë.

Unë mendoj që as Shqipëria dhe Kosova nuk janë favorite. Por në të 2 rastet skuadrat tona kanë mundësi të bëjnë mirë dhe të dalin pse jo me pikë. Ju uroj më të mirat të dyja ekipeve”, u shpreh Lorik Cana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat