Shpërthejnë polemikat

Futboll

Shpërthejnë polemikat

Më: 30 mars 2021 Në ora: 12:34
Shpërthejnë polemikat

Arthur e kaloi fundjavën në Dubai. Për të harruar gabimin fatal me Benevento, mesfushori i Juventusit bëri një ndalesë të shkurtër në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke përfituar edhe nga ditët e pushimit, të dhëna nga Andrea Pirlo për ekipin, i cili do të rifillojë përgatitjet sot, në funksion të derbit të së shtunës me Torinon. Fotot dhe “historia” e postuar në Instagram e tregojnë brazilianin të qeshur, si mysafir i mikut të tij Saif Ahmad Belhasa në kopshtin zoologjik privat të sheikut, së bashku me ish-futbollistin egjiptian, Zidan.

Sidoqoftë, nuk mban maskë dhe polemikat kanë shpërthyer në rrjetet sociale. Krahas tyre ka që e ngacmojnë akoma për topin e dhënë Gaich, që i kushtoi humbjen “Zonjës së Vjetër” kundër Benevento, ka nga ata që theksojnë rrezikun e infektimit me Covid-19, por mbi të gjitha vënë në dyshim ligjshmërinë e udhëtimit. “Ore, si shkoi ky në Dubai, teksa ne nuk mund të largohemi as nga komuna jonë?!” – pyet dikush.

Dhe, me të vërtetë, problemi është real; midis zonave të kuqe që rrethojnë pjesën më të madhe të Italisë (Piemonte është një nga rajonet me të kuqe) dhe rregulloreve për udhëtimet e lejuara, ose jo, jashtë vendit. Dekreti kryeministror i 2 marsit 2021 rregullon udhëtimin për / nga jashtë deri më 6 prill dhe ndan vendet e huaja në lista të ndryshme, nga A në E, me rregulla dhe kufizime përkatëse. Emiratet e Bashkuara Arabe janë pjesë e listës E, përfshirë et “pjesa tjetër e botës”, dmth.

Në faqen e internetit të Konsullatës së Përgjithshme të Italisë në Dubai shpjegohet se udhëtimi në Emiratet e Bashkuara Arabe “lejohet vetëm për arsye specifike, siç janë: puna, arsyet shëndetësore, studimi, urgjenca absolute ose kthimi në shtëpinë / vendbanimin e dikujt. Udhëtimi për turizëm është i ndaluar”.

A janë shkelur rregullat nga Arthur? Arsyetimi i vetëm i vlefshëm mund të jetë se braziliani shkoi në Dubai për “punë”, fjala vjen për partneritete tregtare private, që i atribuohen sferës së punës, por e nxjerrin zbuluar çastet e relaksimit, ndarë për ndjekësit e tij, së bashku me gjirafat, majmunët dhe lemurs.

Juventusi, nga ana e tij, vëren se lojtari po përfitonte nga ditët pushim dhe për këtë arsye nuk ishte nën kontrollin e klubit. Sot, mesfushori brazilian pritet përsëri në “Continassa” për rinisjen e stërvitjes. Udhëtimi në Dubai nuk duhet të ketë pasoja në drejtim të karantinës. Për ata që udhëtojnë drejt Italisë nga Emiratet Arabe, aktualisht nuk kërkohet test PCR (tampon)".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat