Tensione në konferencë, gazetari spanjoll ‘detyrohet’ ta thotë emrin e Kosovës

Futboll

Tensione në konferencë, gazetari spanjoll ‘detyrohet’ ta thotë emrin e Kosovës

Më: 30 mars 2021 Në ora: 17:54
Tensione në konferencë, gazetari spanjoll ‘detyrohet’ ta thotë emrin e Kosovës

Menaxheri i Kombëtares së Kosovës, Bajram Shala, e ka detyruar gazetarin e AS, që më në fund të përmend emrin e Kosovës.

Tensione në konferencë, ekspedita e Kombëtares së Kosovë arriti dje në Sevilla të Spanjës ku u akomodua në hotelin “Melia”.

Ditën e sotme, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes po mbanë konferencë për media, dhe një moment interesant ishte me përkthyesin e trajnerit, i cili  sikur e “detyroi” gazetarin e AS ta thoshte emrin e Kosovës.

“Cilin ekip?, sepse e kemi parë që në gazetën e juaj ju kurrë nuk e shkruani emrin e  Kosovës”

“Kosova”, u përgjigj gazetari i AS.

Ndryshe, mediet spanjolle gjatë gjithë kohës kanë qenë jo korrekt karshi Përfaqësueses së Kosovës, duke refuzuar ta shkruajnë emrin Kosova, ashtu siç duhet..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat