Marcelo është në rënie, por mbetet rekordmeni i… gjobave

Futboll

Marcelo është në rënie, por mbetet rekordmeni i… gjobave

Më: 1 prill 2021 Në ora: 00:53
Marcelo

Nga mbrojtësi i krahut më i mirë në botë te pothuajse i padëshiruar.

Marcelo është konsideruar për një kohë të gjatë si mbrojtësi më i mirë i majtë në planet, por gjërat kanë ndryshuar ndjeshëm tani.

Braziliani, në fakt, ka qenë një nga lojtarët më pak të aktivizuar te Real Madrid dhe një nga më të kritikuarit në këtë sezon.

Megjithatë, 32-vjeçari mbetet numri një i padiskutueshëm për diçka tjetër te Los Blancos: gjobat. Dhe jo ato që klubi u vendos lojtarëve për shkeljen e rregullores së brendshme.

Jo, këtu flitet për gjobat që mbrojtësi ka marrë nga shteti spanjoll. Siç ka bërë të ditur Mundo Deportivo, ai ka pasuruar arkat e shtetit iberik me mbi 1 milion euro nga transferimi i tij te Real Madrid në 2007-ën.

Gjoba e fundit, ndoshta akoma për t;u paguar, ka ardhur për shkeljen e rregullave kundër Cocid-19.

Generalitat Valenciana ka hapur një hetim mbi arsyen pse Marcelo ishte në qytet, duke konsideruar se lëvizja mes komuniteteve të ndryshme është e ndaluar dhe se deri në provë të kundër braziliani është një banor i Madridit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat