A po largohet Lulzim Abazi nga Kastrioti dhe po shkon drejt KF Ferizaj?

Futboll

A po largohet Lulzim Abazi nga Kastrioti dhe po shkon drejt KF Ferizaj?

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2021 Në ora: 17:41
Lulzim Abazi

Në klubin e futbollit Ferizaj është një mjegull e dendur dhe askush nuk e ka idenë se çfarë po ngjan me këtë kolektiv, që është zhytur në telashe të mëdha, në krizë financiare.

Po flitet e përflitet se Lulzim Abazi do të largohet nga klubi i hendbollit Kastrioti (femrat) dhe do të shkon të KF Ferizaj!

Gjithçka është e mundshme dhe nuk është larg mëndësh, sepse familjarisht kanë kontribuar për futboll në vitet më të rënda (1991-1999), në kohën kur vëllai i tij, Afrimi, ka qenë kryetar klubi. 

Lulzim Abazi është në heshtje të thellë dhe ende nuk e ka shpalosur zyrtarisht këtë objektiv drejt futbollit, drejt klubit që u privatizua në fillim të korrikut të vitit 2018.

Gjithçka do të dihet në javët apo muajit në vazhdim, se e ka përnjëmend Lulzim Abazi që të shkojë në futboll dhe të hiqet nga hendbolli, që më shumë po i shkakton zemërim se dashuri. 

Nëse Abazi shkon në futboll, KHF Kastrioti me gjasë do të mbetet pa kryesi, të paktën kështu shihet në horizont. 

Shkuarja e Abazit në futboll do të jetë një ogur i mirë për dashamirët e futbollit, që mund ta nxjerr nga kriza e rëndë që u thellua tash e një kohë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat