Adili: Partizani cilësor dhe me karakter

Futboll

Adili: Partizani cilësor dhe me karakter

Më: 2 prill 2021 Në ora: 19:06
Adili: Partizani cilësor dhe me karakter

Kë konferencën për shtyp të Vllaznisë, përveç trajnerit Brdaric, foli mbrojtësi i shkodranëve, Mevlan Adili, i cili theksoi rëndësishme e ndeshjes, por pa e etiketuar vendimtare për titullin.

“Partizani është ndër ekipet më të mira, me lojtarë shumë të mirë. Kanë karakter, por ne duhet të fokusohemi në lojën tonë dhe të marrim pikë. Partizani ka sulmin më të mirë, por të mos harroni se ne kemi mbrojtjen më të mirë.

Në repartin e mbrojtjes ka pasur ndryshime, por janë të mirëseardhura, lojtarët kanë treguar veten dhe nuk kemi pasur probleme.

Në repartet e tjera na kanë ndikuar mungesat.”

Përballje jovendimtare: “Nuk është vendimtare, janë edhe 10 sfida dhe çdo skuadër ka treguar se mund këdo. Nuk mendoj se Vllaznia kishte momente të këqija, sepse kur nuk fitonim sërish nuk humbnim. Nuk fituam për 7 ndeshje, por jemi sërish ne të parët. Të gjitha skuadrat thonë se duhet të mbërrijnë Vllazninë.”

Sfida e Kupës: “Nuk kishim dëshirë për kundërshtarët. Objektivi është finalja dhe ngritja e Kupës do të ishte gjë e mirë. Më pëlqeu fakti se trajneri i Laçit tha se jemi për trofe dhe t’i tregojmë se nuk e kishte gabim. Nesër me Partizanin nuk na duhet humbja, janë në lojë dy rezultate”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat