Verratti ishte infektuar me koronavirus para rreth tre muajve

Futboll

Verratti ishte infektuar me koronavirus para rreth tre muajve

Më: 2 prill 2021 Në ora: 22:44
Verratti ishte infektuar me koronavirus para rreth tre muajve

Një tjetër futbollist i kombëtares italiane rezulton i prekur nga koronavirusi. Bëhet fjalë për mesfushorin Marco Verratti, i cili është vendosur menjëherë në izolim, ndërsa laj min e ka dhënë vetë klubi francez i Paris Saint Germain.

Verratti ka rezultuar pozitiv që më 29 mars dhe është lënë jashtë për transfertën ndaj Lituanisë, ndërsa tani po kalon periudhën e izolimit në Paris dhe do të humbë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Bayernit të Mynihut më 7 prill.

Kjo është hera e dytë brenda pak muajsh, që Marco Verratti preket nga koronavirusi, pasi edhe në fillim të vitit mesfushori italian kishte humbur dy ndeshje kampionati pikërisht për të njëjtën arsye.

Ndërkohë në Itali të gjithë janë në ankth se mos të tjerë futbollistë që ishin në grumbullim, mund të rezultojnë pozitivë gjatë ditëve të ardhshme, duke qenë se koronavirusi ka prekur edhe Bonuccin e 4 pjesëtarë të stafit teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat