Reja: Napoli emocioni më i fortë që kam përjetuar

Futboll

Reja: Napoli emocioni më i fortë që kam përjetuar

Më: 3 prill 2021 Në ora: 11:47
Reja: Napoli emocioni më i fortë që kam përjetuar

Trajneri i kombëtares, Edi Reja duket se ankthin prej COVID-19, do ta vuajë edhe vetëm për pak ditë. Italiani, në një intervistë të fundit ka theksuar se do të bëjë brenda këtyre dy ditëve vaksinën, ndërsa shton se Napoli është emocioni më i fortë që ka provuar në karrierë.

“Napoli mbetet emocioni më i fortë që kam përjetuar. Nuk e harroj kur u ngjitëm nga Serie C në Serie A, kanë qenë emocione të fenomenale. E di që ekipi është i karikuar për takimin kundër Juves.

Hysaj? Ai luajti shumë mirë në ndeshjen e kombëtares kundër Anglisë.

Është stërvitur mirë. Vaksina? Radha ime vjen pas dy ditësh, është e vetmja mënyrë për të dalë nga kjo pandemi“, u shpreh Reja..

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat