​Agnelli zhvillon takimin e parë me zëvendësuesin potencial të Andrea Pirlos

Futboll

​Agnelli zhvillon takimin e parë me zëvendësuesin potencial të Andrea Pirlos

Më: 5 prill 2021 Në ora: 11:06
Andrea Pirlo

Juventusi thuhet se është i vendosur të vazhdojë punën me trajnerin Andrea Pirlo, por “Tuttosport” raporton se tashmë ka kontakte midis presidentit Andrea Agnelli dhe ish-trajnerit Max Allegri.

Juventusi ka shprehur mbështetjen për Pirlon dhe insistoi që ta konsiderojnë atë trajner edhe për sezonin e ardhshëm.

Por gazeta raporton se situata po vlerësohet çdo ditë dhe ndeshja kundër Napolit mund të jetë vendimtare për trajnerin, pasi mos kualifikimi për në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm do të prekte çdo limit të klubit.

Më tutje gazeta në fjalë pretendon se ish-trajneri Allegri ishte në kontakt me presidentin Agnelli në Forte dei Marmi të shtunën, për një bisedë të shkurtër dhe për festimin e Pashkëve.

E gjitha është konsideruar normale në mjedisin e Juventusit, sipas gazetës, edhe nëse Allegri është informuar për një kthim të mundshëm në “Continassa”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat