Kosova e kishte ftuar Leon Dajakun në disa raste, por përgjigja e tij...

Futboll

Kosova e kishte ftuar Leon Dajakun në disa raste, por përgjigja e tij...

Më: 6 prill 2021 Në ora: 22:20
Kosova e kishte ftuar Leon Dajakun në disa raste, por përgjigja e tij...

Leon Dajaku është një futbollist i talentuar shqiptar i cili është nën pronësi të gjigantit gjerman Bayern Munich.

Sulmuesi nga Kosova është i huazuar tek skuadra e Bundesligës, Union Berlin deri në qershor të vitit 2022.

Së fundmi është raportuar se Dajaku nuk ishte kontaktuar asnjëherë nga FFK, por një gjë e tillë nuk është e vërtetë.

19-vjeçari ishte kontaktuar disa herë nga persona të ndryshëm të FFK-së, duke filluar nga kryetari Agim Ademi, ndihmëstrajneri Muharrem Sahiti apo menaxheri i Kosovës U-21 Zgjim Sojeva, por ai nuk ka dhënë përgjigjen e shumëpritur.

Gazeta Olle mëson se përgjigja e Dajakut ka qenë negative, pasi lojtari preferon fillimisht të ftohet nga Kombëtarja e Gjermanisë, edhe pse një gjë e tillë nuk ka ndodhur deri më tani.

Dajaku ka luajtur vetëm për grupmoshat U-17, U-18 dhe U-19 të Gjermanisë, por që nuk është grumbulluar nga U21.

Gjithsesi dera e Kosovës për lojtarin është e hapur, përkundër që raportohet se nuk është kontaktuar.

Madje talenti nga Skenderaj dy vite më parë ishte i ftuar në emisionin ‘Natën me Fatmir Spahiun’ në RTK, ku ishte pyetur nga aktori i famshëm kosovar pikërisht nëse do ta shohim një ditë me fanellën e Kosovës.

Ai si në fushë që është driblues i mirë, dribloi edhe në emision duke thënë se është herët për një gjë të tillë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat