Ish lojtari i Milanos, në tentim e sipër për të ikur nga izolimi

Futboll

Ish lojtari i Milanos, në tentim e sipër për të ikur nga izolimi

Më: 7 prill 2021 Në ora: 16:36
Ish lojtari i Milanos, në tentim e sipër për të ikur nga izolimi

Ish sulmuesi i Milanos, Luiz Adriano, gjatë kësaj jave ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe mënyra si e kishte menaxhuar izolimin ishte skandaloze.

Pasi që rezultoi pozitiv në testin për Covid-19, sulmuesi ishte sygjeruar që të izolohet për 10 ditë në shtëpi, por lojtari nuk ju bind këtyre sygjerimeve dhe vendosi që të largohet me veturën e tij duke shkaktuar një incident komunikacioni.

Lojtari kishte planifikuar që bashkë me nënën e tij të shkonin në një qendër tregtare në dalje të Sao Paolos, por gjatë rrugës kishte goditur një çiklist duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Adriano ka kërkuar falje pas incidentit, ku edhe është gjobitur nga autoritet braziliane dhe parat të cilat do ti paguaj lojtari do të shkojnë për njerëzit në nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat