Largohet nga Napoli në fund të sezonit

Futboll

Largohet nga Napoli në fund të sezonit

Më: 9 prill 2021 Në ora: 14:45
Largohet nga Napoli në fund të sezonit

Xhenaro Gatuzo do të largohet nga Napoli në fund të sezonit, teksa në Itali këtë e bëjnë si fakt të kryer.

Megjithatë edhe nëse largohet nga Napoli, trajnerin italian pritet ta shikojmë përsëri në krye të një ekipi në Serinë A.

Sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, presidenti i Fiorentinës, Roko Komiso po mendon për timonierin e ri të skuadrës së tij për sezonin e ardhshëm dhe në krye të listës është pikërisht Gatuzo, i cili pëlqehet shumë.

Ish-trajneri i Milanit shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Fiorentinës për sezonin tjetër, pasi është një njohës i mirë i kampionatit italian, ndërkohë që pritet të ketë afrime të rëndësishme në skuadër në merkaton e verës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat