Munishi me fjalë të mëdha për ekipin e tij, flet edhe për penalltinë

Futboll

Munishi me fjalë të mëdha për ekipin e tij, flet edhe për penalltinë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 17:21
Munishi me fjalë të mëdha për ekipin e tij, flet edhe për penalltinë

Gjilani ka shënuar fitore ndaj Feronikelit në shtëpi me rezultat 1:0.

Mirëpo, vendasit kishin edhe shumë raste të humbura me të cilat kanë mundur ta thellojnë rezultatin, duke mos harruar edhe një penallti të shpërdoruar nga Razak.

Pas ndeshjes, trajneri Ismet Munishi ka folur për formën e mirë të skuadrës së tij.

“Jam shumë i kënaqun me lojën, me rezultatin, krijuam raste, lujtëm shpejt dhe në shpejtësi e sipër i bëmë edhe gabimet, për penalltinë, ma shumë m’u dhimt lojtari që humbi penalltinë se sa penalltia.

“Absolutisht ekipi nuk ka kurgjo negative, duhet të rritet konkurrenca, skuadra është fantastike, sot e pamë skuadrën edhe ne fazën e sulmit dhe në fazën e mbrojtjes.

“Gjynah që jemi dalë jasht objektivave se me këtë skuadër kishim bo gjëra të mëdha”, përfundoi Munishi.

Ndryshe, nesër do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera për t’u mbyllur java e 28-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat