Etrit Berisha: Rol i rëndësishëm në futboll, nxitoni t’i bashkoheni kursit!

Futboll

Etrit Berisha: Rol i rëndësishëm në futboll, nxitoni t’i bashkoheni kursit!

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:13
Etrit Berisha: Rol i rëndësishëm në futboll, nxitoni t’i bashkoheni kursit!

Figura e trajnerit të përgatitjes atletike në një skuadër është gjithmonë e më e rëndësishme në futbollin europian dhe gjithashtu në Shqipëri. Bëhet falë për një profesion të ri, por gjithmonë e më të kërkuar, që do të jetë i detyrueshëm në stafet e klubeve të Kategorisë Superiore nga sezoni i ardhshëm.

Për këtë arsye edhe Federata Shqiptare e Futbollit po investon shumë në formimin e trajnerëve të përgatitjes atletike, duke organizuar kurse shumë profesionale, që janë në nivelin e kurseve që organizohen nga federatat e vendeve më të rëndësishme në Europë.

Një mesazh i rëndësishëm për rëndësinë e figurës së përgatitësit atletik na vjen nga kapiteni i Kombëtares, Etrit Berisha, i cili thekson se bëhet fjalë për një profesion mjaft të kërkuar në futbollin e sotëm dhe u bën thirrje të interesuarve të bashkohen me iniciativën e FSHF. Sipas portierit kuqezi, përgatitësit atletikë kanë një kontribut shumë të madh në zhvillimin e futbollit modern.

“Sot dua të flas për trajnerët e përgatitjes atletike, një rol dhe një profesion shumë i rëndësishëm në futbollin modern që me siguri kanë më shumë merita për evoluimin e futbollit. Dihet që sot futbolli luhet shumë më i shpejtë dhe shumë më i fortë, gjithmonë falë kësaj figure të re. Çdo trajner dhe çdo skuadër kërkon të ketë trajnerin e përgatitjes atletike, i cili merret me përgatitjen e ekipit. Dua t´ju inkurajoj të gjithëve që sot të vazhdoni kurset dhe shkollimet në mënyrë që nesër shumë nga ju të mund të kontribuoni, duke ndihmuar trajnerët dhe skuadrat tuaja të ardhshme”, – shprehet Etrit Berisha në mesazhin e tij për Fshf.org.

Kursi i organizuar nga FSHF fillon me datë 27 prill dhe zgjat nje muaj. Ai do të drejtohet nga stafi i përgatitësit atletike në Sektorin e Edukimit të FSHF, Luigi Febbrari, Luca Laurenti, Iris Selimi, por edhe ekspertë të fushës nga Shqipëria dhe jashtë saj.

Emra të njohur ndërkombëtarë do japin kontributin e tyre në formimin e kësaj figure. Ndër to Roberto Sassi, ish-trajner i përgatitjes atletike te Juventus-it; Davide Pisoni; Francesco Perondi; Armando Fucci; Ferretto Ferretto e Andea Azzalin, janë vetëm disa nga lektorët që do marrin pjesë. Bëhet fjalë për figura të rëndësishme për sa i përket përgatitjes atletike te ekipeve më në zë në Europë e më gjerë.

Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të interesuarit që duan të kualifikohen profesionalisht dhe të bëjnë karrierë si përgatitës atletik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat