Shkëmbi tregon arsyen e mungesës së Blendi Baftiut

Futboll

Shkëmbi tregon arsyen e mungesës së Blendi Baftiut

Më: 10 prill 2021 Në ora: 18:20
Shkëmbi tregon arsyen e mungesës së Blendi Baftiut

Ballkani ka arritur fitore të rëndësishme 4:1 ndaj Besës, dhe kështu e vazhdojnë luftën për titull të kampionit. 

Megjithatë, për të ardhur deri te kjo fitore, futbollistët e Bledi Shkëmbit është dashur që të ‘djersiten’ shumë dhe të marrin tejet seriozisht takimin.

“Këto ndeshje janë të vështira, pasi që duhet ta motivoj skuadrën në mënyrën e duhur.

Futbollistët duhet ta kuptuar që pa dhënë maksimumin nuk mund të fitohet ndeshja. Patëm shumë raste për të shënuar dhe më vjen mirë që lojtarët e kuptojnë vetë situatën”, deklaroi fillimisht Shkëmbi.

Ai më pas foli edhe për mungesën e yllit të skuadrës, Blendi Baftiu, duke mohuar se është konfrontuar me të.

“E vërteta është që Baftiu ka helmim dhe nuk është i gatshëm të jetë me ne. Unë nuk e di se çfarë flitet jashtë, ose për çfarë konfrontimi e keni fjalën, por e vërteta është që unë nuk i kam të prishura raportet jo me Baftiun, por me asnjë futbollistë.

Unë kam ardhur të bëj punën time dhe lojtarët kanë punën e tyre. Njëherit Baftiut i uroj shërim të shpejtë”, përfundoi Shkëmbi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat