Kjo mund të jetë goditja e parë e Laportas në sulmin e Barcelonës

Futboll

Kjo mund të jetë goditja e parë e Laportas në sulmin e Barcelonës

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:05
Joan Laporta

Sipas raporteve në Spanjë, objektivi i transferimit të Juventusit, Sergio Aguero është në negociata të avancuara për një lëvizje në Barcelonë.

Sulmuesi është një agjent i lirë pasi kontrata e tij me Manchester Cityn nuk është vazhduar dhe se është i lirë për të biseduar me çdo skuadër për të ardhmen e tij.

Juve ishte lidhur shumë me Kun Agueron, megjithëse thuhet se Chelsea kishte udhëhequr garën deri më tani, përcjellë KosovaPress.

Tani “El Chiringuito” në Spanjë sugjeron që agjenti i Agueros është aktualisht në Barcelonë për negociata me “Blaugranët” dhe se kjo mund të jetë goditja e parë e presidentit të ri të Barcelonës Joao Laporta.

Kjo do t'i mundësonte atij të ribashkohej në nivelin e klubit me shokun e tij ndërkombëtar argjentinas, Lionel Messi.

Aguero do të mbushë 33 vjeç në qershor dhe ka tre gola në 15 ndeshje konkurruese për Manchester City këtë sezon.

Ai ka qenë në Angli që nga viti 2011, duke luajtur më parë për Independiente dhe Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat