Arsim Abazi flet pas ndeshjes me Bullgarinë

Futboll

Arsim Abazi flet pas ndeshjes me Bullgarinë

Më: 16 prill 2021 Në ora: 14:08
Arsim Abazi flet pas ndeshjes me Bullgarinë

Selektori i Kombëtares së Kosovës U-17, Arsim Abazi, është i kënaqur me djelmoshat e tij, të cilët sot si mysafirë luajtën baras (0:0) me Bullgarinë U-17. 

Ai tha se djelmoshat e tij treguan karakter luftarak në fushë. 

“Paraqitja e sotme ka qenë shumë e mirë. Dëshira dhe angazhimi i lojtarëve për të mbrojtur ngjyrat e vendit të tyre është i jashtëzakonshëm. Të gjithë lojtarët kanë treguar lojë shumë të mirë dhe të disiplinuar, edhe pse më shumë se 25 minuta kemi luajtur me një lojtar më pak.

Por, në atë periudhë të lojës djelmoshat tregun karakter luftarak në fushë dhe arritëm që edhe këtë ndeshje ta mbyllim pa gola.

Ashtu sikurse në miqësoren e parë edhe këtë herë i kemi aktivizuar të gjithë lojtarët që kishim në dispozicion dhe me secilin prej tyre jam i kënaqur me atë çfarë kanë treguar.

Tani e kemi një pasqyrë reale të secilit dhe na mbetet që të vazhdojmë me punë për të krijuar ekip sa më konkurrues dhe kompakt”, ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat