Braithwaite tregon dramën e fëmijërisë

Futboll

Braithwaite tregon dramën e fëmijërisë

Më: 17 prill 2021 Në ora: 13:03
Braithwaite tregon dramën e fëmijërisë

Martin Braithwaite është sot një njeri nervoz… dhe i lumtur. E para, sepse sonte mund të fitojë titullin e tij të parë me Barcelonën, nëse mund Athletic Bilbao në finalen e “Copa del Rey”. Dhe e dyta, i lumtur, për faktin e thjeshtë të të qenit në gjendje për të luajtur futboll.

Danezi është një mrekulli, siç ai vetë ka rrëfyer në një intervistë për CNN, në të cilën kujton një fëmijëri të shënjuar nga problemet fizike. Pra, jeta e sulmuesit aktual të Barçës ka kaluar në peripeci të shumta. Braithwaite iu referua një faze, midis moshës pesë dhe shtatë vjeç, kur iu desh të ecte me karrocë, shkruan telesport.

Në këtë moshë, ai pësoi një çrregullim të legenit (sëmundja Legg-Calvé-Perthes), që i kishte shkaktuar deformime në femurën e tij dhe e pengonte të ecte, aq më pak të vraponte dhe të luante futboll: “Nuk kam shumë kujtime të mira nga fëmijëria. Madje, nga ajo kohë kam një moment shumë të trishtuar. Unë ecja në karrocë, ndërsa bashkëmoshatarët e tjerë vraponin, luanin dhe qeshnin. Ishte një periudhë vërtet e vështirë në jetën time. Mbaj mend ndjenjën e turpit, sepse isha ndryshe nga të tjerët”.

Puna e mjekëve dhe këmbëngulja e lojtarit ishin thelbësore që danezi ta rifitonte plotësisht lëvizjen dhe kështu të përballej me ëndrrën që kishte parë nga ato ditë: “Unë gjithmonë dëshiroja të bëhesha futbollist. Që kur isha shumë i ri nuk kisha asgjë tjetër në mendje. Unë nuk kisha një plan B për jetën”. Nga ajo përpjekje lindi mundësia për t’iu treguar të gjithëve se, pasi problemet fizike të harroheshin, do të përmbushte ëndrrën e madhe të futbollit. Sot ai ndan një dhomë zhveshjesh me Leo Messin.

Nënshkrimi i tij për Barçën i befasoi të gjithë. Përfshirë vetë Braithwaite, që kujton se si ndodhi: “Unë po merrja djalin tim nga një seancë stërvitore dhe ndërsa po vozisja, agjenti më telefonoi dhe më tha se Barcelona ishte e interesuar. M’u duk shaka, derisa interesimi u bë i vërtetë. Në fakt, gruaja ime ndjeu se diçka nuk ishte në rregull dhe unë po i fshehja telefonatat asaj. Kur doja t’i tregoja, ajo buzëqeshi dhe tha se tashmë e dinte”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat