Ish sportist i Kosovës - i shtrirë në njërin nga spitalet në Gjermani! Kjo është gjendja e tij 

Futboll

Ish sportist i Kosovës - i shtrirë në njërin nga spitalet në Gjermani! Kjo është gjendja e tij 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 prill 2021 Në ora: 18:22
Fadil Osmani

Ish futbollisti Fadil Osmani kaloi 18 ditë të tmerrit në spitalin në Bückeburg të Gjermanisë.

Ai ishte për pushime në Mitrovicë, pasi u kthye në Gjermani, rezultoi me Covid 19.

Ky armik i padukshëm i shkaktoi telashe të mëdha Osmanit, sa u desh të futet edhe në oksigjen. 

Ish futbollisti i Trepçës dhe Akumulatorit nga Mitrovica, tregon për gazetën kombëtare “Bota sot”, se tani është shumë më mirë.

“Jam qe 18 ditë në spital, tani jam mirë.  

Mjekët gjerman me kanë rekomanduar të qëndroj edhe disa ditë deri në shërimi  e plotë.

Kam qenë shumë keq, më oksigjen, por duke iu falënderuar mjekëve, i shpëtova më të keqes nga koronavirusi”, tregon Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat