Gati të nis aventurën në Premier League

Futboll

Gati të nis aventurën në Premier League

Më: 22 prill 2021 Në ora: 11:16
Gati të nis aventurën në Premier League

Skuadra e Chelseas do të duhet të rrisë ofertën e tyre të kontratës në mënyrë që të bindin Hakan Çalhanoglu të bashkohet me ta në një transferim falas. Mesfushori 27-vjeçar ka qenë mbresëlënës për AC Milan këtë edicion, duke regjistruar shtatë gola dhe 11 asistime nga 36 paraqitje.

Mirëpo lojtari ka hezituar të zgjasë kontratën e tij me Milanin përtej qershorit, pasi klubi ende nuk ka përmbushur kërkesat e tij për pagën.

“Blutë” e Londrës, tashmë kanë kontaktuar me përfaqësuesit e tij, por ata do të duhet të vendosin një ofertë më të mirë në tryezë për ta bindur atë të nënshkruajë kontratë me klubin nga Londra.

Sipas “IL Milanista”, lojtari turk është i hapur për të ndjekur një sfidë të re në Premierligë sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat