UEFA po mendon të afrojë nisjen e formatit të ri të Champions-it

Futboll

UEFA po mendon të afrojë nisjen e formatit të ri të Champions-it

Më: 23 prill 2021 Në ora: 11:55
UEFA po mendon të afrojë nisjen e formatit të ri të Champions-it

“Në 2024-ën do të kemi vdekur”. Ishte i drejtpërdrejtë Florentino Perez, kur shpjegoi motivet që shkuan te projekti i Super Ligës: thjesht për çështje mbijetese.

Për këtë lindi ideja e një formati të ri të Champions-it, që do të garantonte më shumë ndeshje dhe të ardhura dhe për këtë UEFA po mendon që ta afrojë në kohë projektin e ri.

Objektivi ideal do të ishte nisja prej sezonit të ardhshëm, por hipoteza më e mundshme është viti 2022 ose maksimumi një vit më vonë.

Revolucioni i Champions-it, që sapo u konfirmua nga UEFA, por u asfiksua prej shpalljes së Super Ligës, parashikon zgjerimin e formatit nga 32 në 36 skuadra duke nisur nga sezoni 2024-‘25.

Vështirësitë për ta afruar këtë datë janë një çështje organizative, sidomos nga problemi i së drejtës televizive, që është shitur për 3-vjeçarin 2021-‘24. Për këtë arsye, formati nuk mund të zgjerohet në fillim të sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat