Mourinho rikthehet në Real Madrid?

Futboll

Mourinho rikthehet në Real Madrid?

Më: 24 prill 2021 Në ora: 12:36
Mourinho rikthehet në Real Madrid?

E ardhmja e Zinedin Zidane te Reali i Madrid është ende pikëpyetje.

E ardhmja e francezit nuk është vendosur ende dhe në këtë situatë thuhet se presidenti madrilien ka filluar të mendojë për zëvendësuesin e tij.

“Don Balon” ka raportuar se Florentino Perez po mendon për një rikthim të portugezit në stolin e Realit. Thuhet se numri një i madrilienëve ka pasur kontakte me Jose Mourinhon, i cili vetëm pak ditë më parë u shkarkua nga Tottenham.

Portugezi është i papunë, por sezonin e ri mund ta shikojmë në stolin e Realit, pasi Perez e pëlqen shumë dhe mendon se me të në stol, skuadra do të arrijë suksese më të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat