Feronikeli barazon në derbin e rajonit të Drenicës

Futboll

Feronikeli barazon në derbin e rajonit të Drenicës

Nga: K.G. Më: 24 prill 2021 Në ora: 16:55
Feronikeli barazon në derbin e rajonit të Drenicës

Feronikeli importon një pikë, ndërsa Drenica në çastet e fundit barazon.

‘Nikli’ ka barazuar me rezultat 1:1 ndaj Drenicës, në takimin që u luajt në stadiumin “Bajrami Aliu” në Skenderaj.

Në minutën e parë, Marko Simonovski përfiton nga një pasim i Jean Da Silvës brenda zonës dhe realizon në portën e Arion Ymerit. Në minutën e 90+4, Kreshnik Uka, nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra barazon rezultatin 1:1. 

Feronikeli ngritët në vend të gjashtë me 35 pikë dhe Drenica është e teta me 34 sosh.     

Në javën e ardhshme Drenica luan në konak të Gjilanit dhe Feronikeli e pret Arbërinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat