Idetë e Antonio Contes

Futboll

Idetë e Antonio Contes

Më: 25 prill 2021 Në ora: 12:35
Idetë e Antonio Contes

Sfida e radhës e kampionatit që do të shikojë Interin të sfidojë Veronën në “San Siro”, është ende e parakohshme të flitet për një formacion të mundshëm të Interit.

Sipas raportimeve nga “Sky Sport”, idetë e Antonio Contes do të qartësohen vetëm sot kur të bëjë provat tradicionale të rifiniturës.

Në atë pikë do të kuptohet sa shanse do të ketë Aleksis Sançez për të luajtur nga minuta e parë në vendin e Lautaro Martinezit për të formuar një dyshe me të pazëvendësueshmin Romelu Lukaku në sulm.

Në lojë mbeten edhe dy dilema: Jang mund të zëvendësojë Perisiçin në të majtë, ndërsa Eriksen ka mundësi konfirmimi që nga minuta e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat