Gjysmëfinale sheikësh

Futboll

Gjysmëfinale sheikësh

Më: 28 prill 2021 Në ora: 11:45
Gjysmëfinale sheikësh

Gjysmëfinale sheikësh! Mbrëmjen e sotme (21.00) do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve, teksa PSG do të presë Mançester Sitin. Pasi mposhtën një favorit si Bajern Mynih, francezët do të kërkojnë të përsërisin veten ndaj anglezëve të drejtuar nga Pep Guardiola.

Të dyja ekipet janë cilësuar si pretendente për t’i shkuar deri jë fund kompeticionit.

Ndaj, pritet të jetë një sfidë shumë e luftuar, ndërsa në brendësi të saj janë edhe shumë yje. Për fat të mirë, skuadrat kanë rikuperuar të dëmtuarit dhe në fushë trajnerët do të kenë mundësinë të përzgjedhin më të mirët.

Kështu, nga ana taktike, kjo ndeshje do të jetë edhe një duel mes Mauricio Poçetinos dhe Pep Guardiolës. Spanjolli ka një bilanc më të mirë në përballjet mes tyre, megjithatë në Champions League, për herë të fundit ka triumfuar argjentinasi kur ishte në krye të Totenhem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat