Viktor da Silva nuk po gjen qetësinë

Futboll

Viktor da Silva nuk po gjen qetësinë

Më: 30 prill 2021 Në ora: 12:23
Viktor da Silva nuk po gjen qetësinë

Viktor da Silva nuk po gjen qetësinë prej dëmtimeve. Pas problemeve në gju që kanë shqetësuar sërish lojtarin, një shqetësim i shtuar ishte e çara që pësoi në kokë pas përplasjes me një prej lojtarëve kryeqytetas.

Ai u bë shkak i asaj ndërprerjeje për afro 15 minuta të ndeshjes.

Lojtari, së bashku me stafin mjekësor të Vllaznisë kanë shkuar në Spitalin e Traumës ku edhe i është qepur plaga Da Silvës. Më pas, së bashku me pjesën tjetër të ekipit kanë udhëtuar për në Shkodër.

Nga sa mësohet, shkaku që Da Silva u ndërrua nuk ka qenë e çara në kokë, por problemet që ka shfaqur sërish në gju.

Stafi mjekësor ka filluar të merret me gjendjen e lojtarit dhe besojnë që deri në Tomas Brdariç me të birin, Tim, në Shkodër hënën të jetë i gatshëm për takimin ndaj Teutës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat