Carragher: Epoka e tyre duhet të mbarojë

Futboll

Carragher: Epoka e tyre duhet të mbarojë

Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:24
Carragher: Epoka e tyre duhet të mbarojë

Jamie Carragher, ish-mbrojtësi i Liverpool, i ka dhënë një këshillë Të Kuqve.

“Ata të tre që janë përpara, Salah, Mane dhe Firmino duhet të ‘prishen’. Nuk mund të qëndrojnë akoma bashkë. Asnjë treshe sulmi nuk zgjat kaq shumë”, ka thënë Carragher për Sky Sports.

“Kur shikon treshet e tjera të mëdha sulmuese të së kaluarës, ato zgjasin vetëm tre vite dhe më pas ndryshohet.

Te Liverpool janë bashkë prej katër ose pesë vitesh, kështu duhet të shpërbëhet në verë”, ka shtuar ish-futbollisti.

“Epoka e tyre duhet të mbarojë. Liverpool duhet të investojë në atë repart dhe të marrë një qendërmbrojtës. Tre sulmuesit kanë qenë fantastikë, por Liverpool-it i duhet diçka tjetër tani dhe kjo situatë duhet korrigjuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat