Drejtori i Dortmundit, Watzke: Haaland do jetë lojtari ynë edhe vitin tjetër

Futboll

Drejtori i Dortmundit, Watzke: Haaland do jetë lojtari ynë edhe vitin tjetër

Më: 3 maj 2021 Në ora: 17:31
Erling Haaland

Drejtori i Borussia Dortmundit, Hans-Joachim Watzke ka mohuar se sulmuesi Erling Haaland do largohet në verë.

Norvegjezi ka mahnitur të gjithë këtë edicion, derisa kërkohet nga top gjigantët evropianë.

Raiola është në bisedime me top klubet, sidoqoftë Watkze ka mohuar mundësinë e largimit të sulmuesit.

“E njoh Raiolan për një kohë të gjatë dhe ia dal shumë mirë me të. Nuk është problem për ne”.

“Erling Haaland do mbetet lojtar i Borussia Dortmund edhe vitin tjetër”, deklaroi ai.

Ka spekulime që Haaland mund të largohet nëse paguhet vlera e 150 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat