Çudia me vlerësimet për shqiptarin

Futboll

Çudia me vlerësimet për shqiptarin

Më: 12 maj 2021 Në ora: 12:29
Çudia me vlerësimet për shqiptarin

Ekipi i Napolit fitoi në shifrat 5-1 kundër Udinezes duke marrë vendin e dytë në Serinë A. Ekipi i Gatuzos ka një pikë më tepër se Atalanta ndjekëse, duke shpresuar se do të arrijnë në “Champions League” sa i përket sezonit të ardhshëm.

Tekniku i Napolit i ka besuar sërish Elseid Hysajt nga minuta e parë. Një histori shumë e çuditshme kjo me mbrojtësin shkodran që vazhdohet duke i besuar dhe pse është bërë e ditur se nuk do të jetë më pjesë e skuadrës në verë.

Ndërkohë e pazakonta vazhdon me faktin se Hysaj e ka rritur së tepërmi nivelin e lojës që nga momenti kur është marrë vendimi përfundimtar për të mos e rinovuar kontratën me Napolin. Niveli i treguar në ndeshjet e fundit ka bërë që tifozët të rikthejnë pikëpyetjet nëse duhet t’i besohet sërish mbrojtësit shkodran, duke ditur se më herët ishte personazhi negativ për ta.

Vlerësimi ndaj Udinezes ishte sërish i lartë për Hysajn që sipas “Calciomercato.it” meriton notën 6.5.

“Ndeshja e Hysajt ishte e nivelit të mirë. Preciz në mbyllje, pa e tepruar në fazën sulmuese, por pa shpërfillur edhe përshpejtimin e aksioneve”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat