Tahiri: Si Komunë, kemi investuar afër 300,000 euro në infrastrukturë të futbollit, por as kjo nuk mjaftoi

Futboll

Tahiri: Si Komunë, kemi investuar afër 300,000 euro në infrastrukturë të futbollit, por as kjo nuk mjaftoi

Nga: K.G. Më: 16 maj 2021 Në ora: 15:25
Tahiri: Si Komunë, kemi investuar afër 300,000 euro në infrastrukturë të futbollit, por as kjo nuk mjaftoi

Vushtrria bie në Ligën e Dytë të Kosovës. Kjo ka tronditur të gjithë.

Vushtrriasit përfunduan në vend të dhjetë me 20 pikë dhe ishte një bilanc katastrofë. 

Kryetari i komunës së Vushtrrrisë, Xhafer Tahiri, pas largimi të Vushtrrisë nga Liga e Parë e Kosovës (grupi A), ka këtë shpjegim për tifozët "Forca".

"Sqarim për tifozerinë “Forca”, lidhur me rënien në një rang më të ulët të garave në futboll të klubit të futbollit Vushtrria

Klubi ynë i zemrës Fc Vushtrria ra nga Liga e dytë, gjë që e ka lënduar një qytet të tërë por edhe mua si një nga tifozët e panumërt.

Me gjithë investimet në futboll, si: fusha në Doberllukë, fusha ndihmese, zhveshtoret, subvensionimi në 2018, të gjitha këto nuk ishin të mjaftueshme që Vushtrria të ngritet aty ku e ka vendin, në Superligë!

Si Komunë, kemi investuar afër 300,000 euro në infrastrukturë të futbollit, por as kjo nuk mjaftoi. Pandemia COVID-19 bëri që bizneset gjeneroze të Vushtrrisë të mos arrijnë të ndihmojnë klubin, e kirza e përgjithshme ekonomike ndikoi edhe tek klubi i Vushtrrisë.

Dua të bëj të ditur që asnjeherë nuk jam implikuar në politikat e klubit, apo të kryesisë së klubit.

Si kryetar i kam rritur subvencionet për sport për të gjitha klubet sportive çdo vit, duke i dyfishuar ato.

Qyteti i sportit është krenar me klubet e veta sepse ka pasur rezultate kulmore ku vajzat e KHF Vushtrria, sapo janë shpallur kampione të Kosovës dhe janë fituese të Kupës, vajzat e klubit të basketbollit kanë hyrë në superligë, rezultate kulmore kanë pasur edhe klubi i pinpongut, shahut si dhe rezultate sportive individuale që e kanë nderuar dhe lartësuar sportin e qytetin e Vushtrrisë.

Kam pritur me dhjetra herë herë tifozët e Forcës në zyre sikur të gjitha klubet dhe bashkarisht jemi munduar me ju dal në ndihmë, aq sa na takon ligjerisht si komunë!

Futbolli është sport kolektiv, ku dominon solidariteti, vetsakrifica, ndërsa ndarjet e grupacionet e shkatërrojnë frymën sportive dhe rezultatet, sikur që ndodhi tani!

Sporti i ka fitoret por edhe humbjet, do të ngritemi shpejt sepse kjo gjendje është e papranueshme!!

Duhet të marrin përgjegjesi të gjithë!", ka shkruar Tahiri në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat