Kryetrajneri i Prishtinës: Këtë titull ia dedikojmë Plisave

Futboll

Kryetrajneri i Prishtinës: Këtë titull ia dedikojmë Plisave

Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:05
Kryetrajneri i Prishtinës: Këtë titull ia dedikojmë Plisave

Prishtina arriti të shpallej kampion për herë të 11-të në Superligën e Kosovës, derisa kanë pritur tetë vite për ta marrë trofeun në duar.
Trajneri i bardheklatrve, Zekirija Ramadani është shprehur mjaftë i lumtur me suksesin e skuadrës së tij, derisa bëri të ditur se do të tentojnë të bëjnë disa transferime cilësore në verë.

“Çdo titull ka shijen e vet por mungesa prej tetë vitesh e bënë këtë titull edhe më të veçantë.

Ky titull i ka munguar shumë vite ekipit tonë dhe më së shumti i kemi gëzuar qytetarët e Prishtinës dhe Plisat”, ka thënë fillimisht ai për Art Sport.

“Këtë titull ia dedikojmë Plisave të cilët na kanë qëndruar afër gjithmonë. Për të ardhur deri te kjo ndeshje kemi kaluar shumë sfida momenti kyç pas humbjes ndaj Drenicës ku morëm mbështetje maksimale pasi ishte vështirë pasi krijuam rezultate negative dhe shumë stres mirëpo besimi i tyre u shpërblye me titull kampion”.

“Natyrisht se në verë tentojmë të përforcohemi, mirëpo nuk duam numra, por cilësi dhe të kemi një konkurrencë të shëndosh brena në ekip”, ka përfunduar trajneri nga Shkupi.

Kujtojmë se Prishtina fitoi 2-1 në udhëtim te Gjilani, duke arritur që të shpallej kampion edhe pse iu desht vetëm një pikë për t’u shpallur kampion.

Pas javës së 35-të, Prishtina si lider arkëtoi 78 pikë, derisa Gjilani është në të katërtin me 48 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat