Roma ëndërron

Futboll

Roma ëndërron

Më: 21 maj 2021 Në ora: 11:23
Deapy

Roma po kërkon përforcime për ekipin e ri të José Mourinho.

Përveç Belotti dhe emrave të tjerë në listën e tij, Tiago Pinto ka zbuluar një lajm interesant në orët e fundit: një nga sulmuesit e tij të preferuar, holandezi Memphis Depay, ka ndërprerë bisedimet me Barcelonën, e cila në fakt është kthyer tek Aguero . Sulmuesi i Lyon do të luajë ndeshjen e tij të fundit në Francë të dielën, pastaj do të vendosë se ku do të transferohet falas.

Këto janë fjalët e tij në një intervistë për “L’Equipe”: “Kur mbërrita këtu isha vetëm 23 vjeç. Ndryshova dhe u rrita, këtu u bëra burrë. Kam shumë kujtime, kjo është shtëpia ime. Të mendoj se e diela do të jetë ndeshja ime e fundit më trishton, por familja dhe miqtë e mi do të jenë gjithmonë me mua”.

Për të ardhmen, hollandezi deklaroi: “Dua të tregoj cilësitë e mia në klubin më të mirë të mundshëm, në ligën më të mirë të mundshme. Jam gati të hedh një hap. Barcelona? E di interesin e saj, por ka edhe klube të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat