Mici: Kisha akord me Partizanin, por erdha te Prishtina

Futboll

Mici: Kisha akord me Partizanin, por erdha te Prishtina

Më: 21 maj 2021 Në ora: 12:59
Mici: Kisha akord me Partizanin, por erdha te Prishtina

Gledi Mici i’u bashkua Prishtinës në afatin kalimtar të verës dhe doli të jetë njëri ndër transferimet më cilësore të këtij edicionit, me ç’rast edhe u kurorëzua me titullin kampion.

Megjithatë, 30 vjeçari nga Tirana kishte rënë dakord me Partizanin në verën e vitit të shkuar, mirëpo FIFA i bllokoi merkaton “demave të kuq”, kështu që anësori i majtë u detyra të bëj një zgjedhje tjetër.

Kështu ka deklaruar edhe vetë futbollisti, i cili këtë javë ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv” në TCH.

“U dakorduam me drejtuesit e Partizanit, por mbyllja e merkatos bëri që unë të shkoja në Prishtinë”, deklaroi fillimisht Mici.

Ai gjithashtu theksoi se nuk është aspak pishman për zgjedhjen që ka bërë.

“Nuk jam pishman aspak, sepse kam dalë kampion me skuadrën e Prishtinës këtë edicion dhe ishte një zgjedhje e qëlluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat