Frikë tek Anglia, Maguire humbet finalen e Europa League, në dyshim dhe për Europianin

Futboll

Frikë tek Anglia, Maguire humbet finalen e Europa League, në dyshim dhe për Europianin

Më: 21 maj 2021 Në ora: 18:47
Harry Maguire

Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire nuk do të jetë në  fushë për finalen e Europa League përballë Villareal.

Anglezi ka pësuar një dëmtim në gju dhe momentalisht mund të ecë vetëm me paterica.

Trajneri i United, Ole Gunner Solskjaer konfirmoi mungesën në finale të Maguire edhe pse fizikisht ai do të jetë në stadium për të mbështetur skuadrën në ndeshjen e fundit të sezonit në Gdansk.

Nga ana tjetër më shumë panik ka tek Anglia që mund të humbasë një nga dy qendër mbrojtësat titullarë për Europianin.

Kompeticioni do  të luhet vetëm muajin tjetër dhe trajneri Gareth Southgate duhet të shohë nëse Maguire do të jetë në dispozicion deri atëhere.

Në rast të kundërt Southgate duhet të ndryshojë planet dhe në krah të John Stones në qendër të mbrojtës duhet të vendosë Eric Dierin e Totenham, Conor Coadyn e Wolverhampton ose Tyrone Mings të Aston Villas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat