Finalja e madhe dhe duele për mbijetesë

Futboll

Finalja e madhe dhe duele për mbijetesë

Më: 22 maj 2021 Në ora: 14:00
Finalja e madhe dhe duele për mbijetesë

Sot do të zhvillohen katër takime të Kategorisë së Parë.

Me fillim nga ora 17:00 do të luhet finalja e madhe e Kategorisë së Parë që do të përcaktojë dhe fituesen të këtij edicioni.

Në stadiumin “Elbasan Arena”, do të zhvillohet sfida Dinamo-Egnatia, e cila pritet të jetë një ndeshje e luftuar për të triumfuar dhe shpallur si kampione e Kategorisë së Parë.

Me fillim nga ora 15:00 do të luhen tre takime. Në zonën “Play Out” të Grupit A do të luajnë Oriku-Partizani B dhe Erzeni-Veleçiku. Ndërsa në fazën “Play Out” të Grupit B do të luajë Elbasani-Flamurtari e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Peqinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat