Fonseca para ndeshjes së fundit

Futboll

Fonseca para ndeshjes së fundit

Më: 22 maj 2021 Në ora: 17:42
Fonseca para ndeshjes së fundit

Spezia-Roma do të jetë ndeshja e fundit e verdhekuqve me Paulo Fonsecan trajner, para se të fillojë zyrtarisht epoka e re e Josè Mourinhos, në korrik. Kryeqytetasve u duhet të paktën një pikë, pasi vendi i shtatë u rrezikohet nga Sassuolo.

“Ne jemi stërvitur mirë gjatë kësaj jave. Lojtarët janë shumë të motivuar dhe ata e dinë se sa e rëndësishme është të fitosh për të shkuar përsëri në Europë vitin e ardhshëm.”

Pas dy vitesh si romanist, trajneri portugez shpjegoi se cilat ishin mësimet që kishte nxjerrë nga përvoja itlaliane.

“Unë mendoj se aspekti më domethënës është marrëdhënia që është krijuar me ekipin dhe me tifozët. Gjithmonë ka pasur respekt të madh midis nesh. Besoj se fitoret janë të rëndësishme, por gjithashtu respekti është një përbërës themelor”.

Ndër “episodet” më të përfolura të drejtimit të tij është heqja e shiritit të kapitenit nga Edin Dzeko:

“Një zgjedhje që nuk ka ndikuar në rrjedhën e sezonit tonë. Në çdo skuadër ka situate të tilla. Me Dzekon kemi pasur mundësinë për të sqaruar dhe zgjidhur gjithçka".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat