Topalli ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Futboll

Topalli ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Më: 25 maj 2021 Në ora: 14:17
Topalli ftohet nga Challandes për ndeshjet e qershorit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë disa ndeshje miqësore në muajin qershor.

Fillimisht më 1 qershor, Kosova do të përballet me San Marinon në “Fadil Vokrri”, e më pas do të udhëtojnë në Austri për t’u përballur me Maltën (më 4 qershor).

Më pas do të udhëtojnë në Antalia, ku do të zhvillojnë miqësoret me Guinenë dhe Gambinë, më 8 përkatësisht 11 qershor.

Gazeta Olle mëson se i ftuar nga Challandes është  edhe sulmuesi Jetmir Topalli.

Topalli luan për skuadrën e Yeni Malatyaspor në Superligën e Turqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat