Merr përgjigje negative nga Disiplina

Futboll

Merr përgjigje negative nga Disiplina

Më: 25 maj 2021 Në ora: 18:49
Merr përgjigje negative nga Disiplina

Trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu nuk do të jetë në pankinën e krutanëve as për ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishmen e sezonit, atë ndaj Kukësit, e planifikuar për t’u zhvilluar nesër në orën 17:00 në “Elbasan Arena”.

Ndreu u pezullua me 5 ndeshje pas sfidës me Tiranën, për shkak të tensionit të krijuar në fushën e lojës dhe reagimit të ashpër ndaj futbollistëve kundërshtarë e arbitrave dhe i kanë mbetur edhe dy javë për të shlyer.

Tekniku krutan kishte bërë një kërkesë për uljen e dënimit dhe rikthimin në pankinë për sfidën e fundit të sezonit, por Komisioni i Disiplinës dhe Etikës e rrëzoi atë, duke i dhënë tre ditë kohë Ndreut për të apeluar.

Tanimë është e sigurt që trajneri nuk do të jetë në pankinë as për transfertën ndaj Kukësit, teksa nëpërmjet apelimit, Ndreu mund të fitojë të drejtën për të drejtuar skuadrën në sfidën Play Off, gjithmonë nëse do të ketë një të tillë për krutanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat