Milan, Paolo Maldini zyrtarizon largimin e yllit: Rrugët ndahen…

Futboll

Milan, Paolo Maldini zyrtarizon largimin e yllit: Rrugët ndahen…

Më: 26 maj 2021 Në ora: 18:59
Paolo Maldini

Paolo Maldini, drejtori sportiv i Milan-it, ka lajmëruar lamtumirën e Gianluigi Donarumma-s nga kuqezinjtë.

“Besoj se duhet të falënderohen të gjithë futbollistët që kanë bërë këtë sezon të jashtëzakonshëm”, ka thënë ish-mbriojtësi në Tëitch për AC Milan Talk.

“Gigio ka qenë lider dhe shpesh kapiten. Njerëzit e kanë të vështirë të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh profesionist, të jesh gati të ndërrosh fanellë. Është e vështirë të pranohet”, ka shtuar Maldini.

“Duhet patur respekt për ata që i kanë dhënë shumë Milan-it, ai ka treguar gjithmonë respekt ndaj nesh. Rrugët ndahen, nuk mund të bëj gjë tjetër vetëm sa t’i uroj më të mirën”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat