Teuta dhe Kukësi po rivalizojnë për një mesfushor

Futboll

Teuta dhe Kukësi po rivalizojnë për një mesfushor

Më: 28 maj 2021 Në ora: 11:34
Teuta dhe Kukësi po rivalizojnë për një mesfushor

Teuta dhe Kukësi po rivalizojnë për një mesfushor.

Gazeta Olle raporton se dy klubet e Superiores i kanë bërë ofertë Arbnor Ramadanit, lojtarit që i mbaron kontrata me Llapin pas kupave të Europës.

Mesfushori me tipare mbrojtëse, i cili nga trajneri Tahir Batatina thirret edhe Messi i Llapit, ka bërë një sezon të mirë në Kosovë dhe me shumë mundësi do të ndryshojë skuadër.

Veç klubeve të Superiores, sipas asaj që raporton burimi i lartpërmendur, edhe Shkëndija e Tetovës interesohet për shërbimet e Ramadanit.

Mesfushori 26-vjeçar me Llapin ia ka dalë të shënojë 6 gola në Ipko Superliga e Kosovës, si dhe të japë 6 asiste. Në Kosovë ai iu gëzua vjet fitimit të Kupës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat