Kukësi përfiton shumën e majme

Futboll

Kukësi përfiton shumën e majme

Më: 30 maj 2021 Në ora: 14:27
Kukësi përfiton shumën e majme

Patrik-Frajdei Eze është zyrtarizuar te klubi i ri në Katar, Al Ahli.

Sulmuesi ka lënë Kukësin teksa verilindorët duke qenë se kishin edhe një vit kontratë me sulmuesin, kanë përfituar plot 150 mijë euro.

Eze mori të gjithë vëmendjen në Superiore duke realizuar plot 15 gola, ndërsa doli i dyti në listën e golashënuesve të Superiores. Tashmë, Eze do të kërkojë të përsërisë veten edhe në ekipin e ri.

Sakaq, Eze ka firmosur një kontratë njëvjeçare me Al Ahli, nga e cila do të përfitojë plot 500 mijë dollarë, ndërkohë që nëse qëndron në Katar edhe për një sezon tjetër atëherë do të përfitojë 750 mijë dollarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat