Situata delikate

Futboll

Situata delikate

Më: 2 qershor 2021 Në ora: 12:03
Situata delikate

Situata delikate financiare e Barcelonës ka bërë që klubi të kërkojë lojtarë në fund të kontratave për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm.

Aguero dhe Eric Garcia ishin të parët që mbërritën, por ata mund të jenë të fundit që zbarkojnë në “Camp Nou” me kosto zero.

Holandezët Depay dhe Wijnaldum janë shumë pranë Barçës, por ekziston një emër tjetër i madh, i cili gjithashtu mund të përfundojë i veshur me ngjyrat blaugrana. Bëhet fjalë Gianluigi Donnarumma, që tashmë ka konfirmuar se nuk do të rinovojë me Milanin dhe do të largohet nga skuadra kuqezi në fund të muajit.

Edhe pse Barcelona e ka portën të siguruar me Ter Stegen, në Itali flasin se Donnarumma do firmosë me klubin katalanas, por edhe vetë gardiani me veprimet e tij nxit thashethemet. Së fundmi ai ka pëlqyer një postim të një faqeje fansash të Barçës në Instagram, në të cilën flitet për kalimin e tij te Barcelona.

22-vjeçari ka disa opsione në tryezë dhe nëse mundësia e transferimit në “Camp Nou” nuk realizohet, ai gjithashtu ka një propozim interesant nga Paris Saint-Germain. Edhe Juventusi është një mundësi, por mesa duket dëshira e Donnarummas është të kalojë te Barcelona, edhe nëse do i duhet të luftojë për një vend në formacion me Ter Stegen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat