Frashëri me disa oferta

Futboll

Frashëri me disa oferta

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 17:05
Frashëri me disa oferta

Erlis Frashëri është njëri ndër futbollistët që ka shkëlqyer me paraqitjet e tij në Superligën e Kosovës.

Frashëri fillimisht luajti tek Gjilani në sezonin vjeshtor, kurse më pas u transferua tek Drenica për sezonin pranveror.

Ai kishte 26 paraqitje dhe 1 asistim gjatë edicionit të kaluar. Kontrata e tij me Drenicën ishte deri në fund të edicionit që shkoi, por me mundësi vazhdimi edhe për vitin tjetër.

Një një prononcim për GazetaBlic Sport, ai tha se ka disa oferta nga skuadrat në Shqipëri dhe Kosovë, por që ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij.

“Kam edhe disa oferta nga skuadrat nga Shqipëria si dhe nga skuadrat kosovare. Por, për momentin akoma nuk kam vendosur asgjë. Brenda këtyre ditëve do të bisedojë me drejtuesit e Drenicës”, tha Frashëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat