Shumë miqësore, test i mirë për disa kombëtare

Futboll

Shumë miqësore, test i mirë për disa kombëtare

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:24
Shumë miqësore, test i mirë për disa kombëtare

Ka mbetur saktësisht edhe një javë deri në fillim të Kampionatit Evropian 2020, dhe kombëtaret të cilat do të jenë pjesëmarrëse, në formë përgatitjeje janë duke zhvilluar ndeshje miqësore.

Programi i ditës së sotme parasheh të zhvillohen disa ndeshje tejet interesante, ndër to edhe përballja në stadiumin “Ëörthersee” në Austri, mes Kosovës dhe Maltës.

Krahas kësaj miqësoreje do të zhvillohet edhe derbi mes Kombëtares së Spanjës dhe asaj të Portugalisë, në stadiumin e Atletico Madridit në “Ëanda Metropolitano”.

“Dardanët” do të zhvillojnë miqësoren e dytë sot kundër Kombëtares së Maltës, ku do të synojnë që ta vazhdojnë me fitore, pas triumfit të thellë 4:1 kundër San Marinos.

Programin e plotë të ndeshjeve miqësore mes kombëtareve për ditën e sotme e gjeni më poshtë.

18:00 Finlanda – Estonia (Stadiumi Olympiastadion)

18:00 Kosova – Malta (Stadiumi Wörthersee)

18:00 Maqedonia e Veriut – Kazakistani (Stadiumi Philip 2 Arena)

19:30 Spanja – Portugalia (Stadiumi Wanda Metropolitano)

20:00 Hungaria – Qipro (Stadiumi Szusza Ferenc)

20:30 Nigeria – Kameruni (Stadiumi Wiener Neustadt)

20:45 Ishujt Faroe – Islanda (Stadiumi Tórsvøllur)

20:45 Italia – Republika Çeke (Stadiumi Renato Dall'Ara)

20:45 Sllovenia – Gjibraltari (Stadiumi Bonifika).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat