Martinez: Lukaku nuk është më i njëjti

Futboll

Martinez: Lukaku nuk është më i njëjti

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 23:44
Romelu Lukaku

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, ka folur në një intervistë për sulmuesin Romelu Lukaku.

Roberto Martinez, falënderon Interin për ndihmën e tyre në transformimin e Romelu Lukakut.

“Të luash kundër Lukakut tani, nuk është e njëjta gjë krahasuar me tre vjet më parë, sepse ai nuk është i njëjti lojtar si ai i tre viteve më parë,” tha ai në një konferencë për shtyp përpara miqësores së nesërme me Kroacinë.

“Tani ai është në gjendje të krijojë shumë më tepër hapësira për shokët e tij të skuadrës, dhe ne duhet ta shfrytëzojmë maksimalisht atë edhe me ekipin kombëtar”, përfundoi Martinez.

28- vjeçari, realizoi 30 gola dhe bëri 10 asistime në 44 ndeshje me Interin në të gjitha garat. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat