Edhe rivali i Bayernit ne Bundesligë futet në garë për Rashican

Futboll

Edhe rivali i Bayernit ne Bundesligë futet në garë për Rashican

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 16:22
Milot Rashica

Me Werder Bremen që ka rënë në Bundesliga 2, Milot Rashica mund të jetë në kërkim të një klubi të ri dhe Bayern Munich mund të jetë një nga klubet që kërkon ta rrëmbejë 24-vjeçarin.

Rashica ka një klauzolë lirimi prej 15 milionë eurosh, e cila mund të negociohet dhe sipas gazetës gjermane “Bild” përveç Bayerni, edhe Eintracht Frankfurti ka shprehur interesim për shërbimet e mesfushorit.

Rashica përjetoi një sezon për ta harruar, ra në divizionin e dytë me Werderin, pastaj dëmtimet e ngadalësuan zhvillimin e tij. Anësori rrallë ishte në gjendje ta bind skuadrën për kualitetet e tij duke shënuar vetëm tre gola në edicionin 2020/21, përcjellë KosovaPress.

Por një gjë është e qartë: Pasi Douglas Costa u largua për në Brazil, Bayerni është duke kërkuar një opsion rezervë për yjet e krahut Kingsley Coman , Leroy Sané dhe Serge Gnabry.

Të dy këto skuadra gjermane janë duke planifikuar që ta marrin Rashican për një kosto prej 10 milionë eurove.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat